Bledi Shkëmbi, trajneri i Tiranës, komentoi barazimin 2-2 ndaj Bylis.

“Na vjen keq, për pak sekonda po fitonim. Gabuam në 30 minutat e para. Nuk ishim aty ku duam të jemi. Patëm probleme në mesfushë, në duele, kjo më shqetëson më shumë.

Pësojmë gola naivë, ndoshta ka të bëj eksperienca në ato momente. Mund ta menaxhonim më mirë. Duhet të punojmë e të përqendrohemi. Në fushë kam vetëm 3 lojtarë që kanë luajtur në Superiore.

Haxhiu? Nuk ka asnjë problem, Abah ka bërë ndeshje të mira në pritshmëritë që kishim. Me Egnatian dhe sot ai ishte nën nivel. Haxhiun e njoh që te Dinamo, i kërkoj më shumë. Nëse Haxhiu e Ndreca vazhdojnë duke luajtur mirë, patjetër që nuk zëvendësohen”- tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb