Arnar Gunnalaugsson, trajneri i Vikingur Reykjavik, analizoi humbjen 1-0 ndaj Vllaznisë në aktin e parë të Conference League.

“Është shumë zhgënjyese, kemi një kodër të madhe përpara. Dicka nuk shkoi si duhej, diçka nuk funksiononte. Në pjesën e parë kishte shumë gabime teknike, po humbnim topin në pozicione të mira dhe i jepnim kundërsulmet rivalëve. Ende nuk e kam parë golin e Egnatias përsëri, por ishte si njëfarë goli “komedi”.

Por ne jemi ende gjallë, jemi ende këtu, kemi humbur 1-0, duhet të dalim nga ky moment dhe kemi besim te vetja. Duhet vetëm një moment për t’ju bërë të ngjiteni në malin Everest dhe pastaj një moment, për t’ju bërë të mendoni që të futeni në një vrimë dhe të qëndroni për 20 vite atje”, – tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb