Trajneri i Young Boys, Adi Huter, ka bërë të ditur se vendosi të kursente shumë prej titullarëve për duelin ndaj Skënderbeut, pasi po mendonte për ndeshjen e fundjavës në kampionatin zviceran kundër St. Galen, ekipit që i ndjek në klasifikim.

“Ishte një ndeshje e vështirë, pasi terreni ishte shumë i keq. Na u desh të kursenim disa lojtarë pasi kemi një ndeshje të rëndësishme në fundjavë kundër St. Galen”, thekoi ai pas përfundimit të sfidës.

Sipas tij, reagimi pas golit të pësuar ishte i duhuri dhe një fitore nuk do të kishte qenë aspak e pamerituar. “Më pëlqeu reagimi i skuadrës, në fund të ndeshjes edhe mund ta fitonim ndeshjen”, theksoi Huter, shkruan PanoramaSport.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb