Diego Simeone, pas shumë vitesh qëndrimi në krye të stolit të Atletico Madrid, mund të largohet nga pankina. Los Colchoneros kanë nevojë për ndryshime dhe diçka të tillë e kanë kuptuar edhe drejtuesit, që tashmë kanë nisur të mendojnë për pasuesin.
Sipas asaj që shkruajnë mediat, klubi madrilen kërkon një trajner me eksperiencë. Trajneri Klopp mbetet mundësi e mirë, me gjermanin që gjithmonë është vlerësuar shumë te Atletico.
Luis Enrique apo Pochettino pa harruar Lopeteguin, Luis De La Fuente dhe Unai Emery, të gjithë këta emra janë alternativa të mundshme.
(J.S/BalkanWeb)