UASHINGTON- Të trajtosh depresionin apo të evitosh mungesën e vitaminës D redukton rreziqet kardiovaskulare, sipas dy studimesh vëzhguese të ndryshme të publikuara sot.

“Kërkimi ynë tregon se një trajtim efikas dhe i saktë i depresionit me sa duket redukton rreziqet për komplikime kardiovaskulare që në të kundërt rriten ndjeshëm”, shpjegon doktoresha, Heidi May, një epidemiologe e “Intermountain Medical Center Heart Institute” në qytetin Salt Lake në shtetin amerikan të Utah.

Studiuesit mendojnë se simptomat depresive mund të shkaktojnë ndryshime psikologjike që mund të sjellin probleme kardiovaskulare të shpeshta. I njëjti grup shkencëtarësh konstatuan gjithashtu se niveli i ulët i vitaminës D lidhet me infarktin, goditje cerebrovaskulare apo bllokime të zemrës.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: