Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, njofton se një vogëlush i quajtur Rogen ka përfunduar me sukses trajtimin e vështirë  në Njësinë e Radioterapisë në Shërbimin Onkologjik të QSUT.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, ministrja Manastirliu shkruan se ky trajtim u realizua falë teknikave të avancuara të rrezatimit, mundësuar nga investimet e qeverisë për akseleratorin modern linear në QSUT.

Ndër të tjera, Manastirliu falënderon ekipin e mjekëve dhe infermierëve në QSUT, që sipas saj jo vetëm kanë trajtuar me profesionalizëm Rogenin e vogël, por e kanë surprizuar edhe me biçikletën që ai e dëshironte shumë.

“Rogeni përfundoi me sukses trajtimin e vështirë në Njësinë e Radioterapisë në Shërbimit Onkologjik të #QSUT ?? ku ekipi mjekësor i #radioterapisë #neurokirurgjisë dhe #onkopediatrisë realizuan për herë të parë trajtimin e specializuar cranio-spinal të një pacienti në moshë pediatrike ??

Ky trajtim u realizua falë teknikave të avancuara të rrezatimit, mundësuar nga investimet e qeverisë për akseleratorin modern linear në QSUT??

Një falenderim nga ♥️ për ekipin e shkëlqyer të mjekëve dhe infermierëve në #QSUT, të cilët jo vetëm trajtuan me shumë profesionalizëm dhe dashuri Rogenin e vogël por stafi vendosi ta percjellë duke i bërë surprizë biçikletën që ai aq shumë e dëshironte! #KrenarePërMjekët #ShëndetësiaQëDuam”, shkruan ministrja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb