Trajtimi me sukses, te spitali Hygeia, i Lezionit Ulçeroz me proçedurën bashkëkohore Argon Plazëm
Pacienti i cili prej kohësh vuante nga një anemi e thellë kronike, paraqitet në Spitalin Hygeia, me rekomandim të mjekut hematolog, për të kryer endoskopi ( Fibrogastroskopi & Kolonoskopi). Gjatë ekzaminimit endoskopik realizuar nga mjeku gastro-enterolog Dr. Plarent Kapo, pacienti rezultoi me lezione angiodisplazike (dëmtim i enëve (kapilarëve) të gjakut).

Me qëllim evitimin e ndërhyrjes kirurgjikale, Dr. Plarent Kapo vendosi të aplikojë trajtimin e Lezionit Ulçeroz me proçedurën bashkëkohore djegie me Gas Argon, me anë të së cilës u realizua me sukses djegia e të gjithë lezionit, proçedurë kjo që nuk kishte arritur të realizohej në Institucionet e tjera spitalore ku pacienti ishte drejtuar për zgjidhje.

Ҫfarë është proçedura Argon Plazëm Koagulim?
Proçedura Argon Plazëm Koagulim (APC) është një proçedurë endoskopike që përdoret për të kontrolluar gjakrrjedhjet që vijnë nga lezione të caktuara në traktin gastrointestinal. APC përfshin përdorimin e gazit argon dhe rrymës elektrike për të djegur indet e parregullta ose gjakrrjedhjen, kjo pa patur nevojë për kontakt të drejtpërdrejtë.

Kjo proçedurë realizohet me ndihmën e sondave speciale të cilat futen nëpërmjet endoskopit APC dhe përdoret edhe në mukozat delikate të stomakut dhe të zorrëve. Gjen aplikim sidomos në rastet e hemorragjive masive që vijnë si shkak i; tumoreve beninje apo malinje, në hemostazat post polipektomie, hemostaza në ulçerat sipërfaqësore hemoragjike të bulbit, pas diletimit në stenozat beninje të anastomozave të ezofagut, në malformacionet vaskulare (angiodisplazit).
Për t’u lidhur me mjekët gastroenterologë të Spitalit Hygeia kontaktoni: 04 23 90 000

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb