BELGJIKË

Të veshur me rroba tradicionale, shumë qytetarë në Bruksel  edhe këtë vit shijuan nga afër shumë tramvaje të vjetër, të cilët kanë një histori 150-vjeçare.

Kompania e transportit publik, STIB në kuadër të 150 vjetorit të vënies në shërbim të tramvajeve, i ekspozoi vagonët më të vjetër për njerëzit, ndërsa këtë të fundit shijuan një ditë ndryshe.

Rreth 40 modele historike dhe të reja të tramvajeve të ekspozuar në Rrugën Mbretërore. Ndërsa ekspozimi i tramvajeve hasën në interesim të madh nga qytetarët dhe turistët.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb