Tashmë është zyrtare, sulmuesi 23-vjeçar i Llapit, Muhamet Hyseni është transferuar në Danimarkë te skuadra e AC Horsens.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi i Llapit dhe skuadra daneze përmes rrjeteve sociale. Hyseni ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare me ekipin nga Danimarka. 

Në lidhje me këtë transferim edhe drejtori sportiv Esben Hansen është i kënaqur që Horsens do të përfitojë nga cilësitë e tij. 

“Muhamet Hyseni ka dëshmuar se mund të shënojë gola në formacionin më të mirë të Kosovës, po ashtu ka potencial të jetë fitim për ne, por së pari duhet të ketë kohë të mësohet me kushtet në Horsens”, thotë Esben Hansen. 

Thuhet se shifra e këtij transferimi është 650 mijë euro, që është më e larta për një futbollist nga Superliga e Kosovës. 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb