Një tjetër trasnferim i bujshëm, që do të trondisë ekuilibrat në sezonin e ardhshëm të kampionatit amerikan të basketobollit. Ende nuk është zyrtarizuar, por në SHBA nuk kanë dyshime se Russell Westbrrok do të largohet nga Oklahoma pas 11 vitesh, për të vazhduar karrierën e tij me Houston.


Usa Today 10805260.0
Usa Today 10805260.0

Mediat në vend citojnë një burim shumë pranë bordit drejtues të City Thunders, teksa zbulojnë edhe detajet e këtij transferimi të rëndësishëm në NBA. Westbrook do të bashkohet te skuadra teksane me yllin tjetër të basketbollit amerikan, James Harden, ndërsa nga Rokets do të largohet Paul George, që rikthehet aty ku nisi karrierën, pikërisht te Oklahoma.


Russell Westbrook, Alec Burks, Raul Neto
Russell Westbrook, Alec Burks, Raul Neto

Nuk bëhen të ditura termat financiarë, por sa I përket atyre sportivë, me këtë transferim, Houston do të rrisë ndjeshëm kuotat mes pretendentëve kryesorë në sezonin e ardhshëm të NBA. Russell Westbrook konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë të kampionatit amerikan të basketbollit. Kjo konfirmohet edhe nga shifrat, pasi ai është zgjedhur tetë herë në All Star Game, ndërsa në vitin 2017 fitoi edhe tiullin MVP, si më I miri i sezonit.
(balkanweb)


Etiketa: