Me largimin e Neymar për 222 mln euro, Barcelona tentoi gjatë verës ta zëvendësonte brazilianin me dy yjet e tjerë të futbollit, Coutinho dhe Dybala-n. Në atë afat kalimtar nuk u arrit asnjëri prej tyre, por që nga dje ish-mesfushori i Liverpool, Coutinho, është zyrtarisht katalanas dhe duke njohur potencialin e klubit të drejtuar nga Josep Maria Bartomeu nuk mund të përjashtohet një interesim për argjentinasin e Juventusit.


Duke iu referuar këtyre indicieve, “Tuttosport”, gazeta pranë bardhezinjve, në faqen e parë të ditës së sotme shkruan : ““Coutinho kushton 160 milionë euro! Atëherë, Dybala vlen 175 milionë”.
354185_TS_09-01-18_2319344720_
“Çmimi i paguar nga Barcelona për brazilianin e bën tregun të çmendur”, – nënvizon gazeta, e cila pohon se Juventusi nuk duhet ta shesë argjentinasin më pak: “Paulo është më i ri dhe bën më shumë, është e qartë se çmimi i tij do të ishte më i madh”.


Kjo është e drejtë, në fakt, sipas CIES, “Football Observatory”. Qendra e studimeve të Universitetit të Neuchatel botoi dje një raport të ri, që përditësonte vlerat e tregut dhe argjentinasi i Juventusit e tejkaloi vlerën e lojtarit të ri të Barcelonës.


(e.k/BalklanWeb)