Ivan Rakotiç nuk e ka pritur mirë transferimin e Philipp Coutinho-s te Barcelona. Mesfushori kroat në një intervistë të fundit thekson me ironi se ekipi katalanas ka paguar një çmim rekord për të firmosur me brazilianin. Rakitiç gjithashtu me të njëjtin ton thekson se “çdo lojtar i madh” është i mirëpritur në klub.

Komentet e tij vijnë pas raportimeve nga Spanja se 29-vjeçari i kishte rrëfyer shokut të tij të skuadrës, Lionel Messi-t, se nëqoftëse Coutinho do të vinte këtë muaj ai do të largohej nga Barcelona.
47E6367A00000578-5246557-image-a-49_1515417316960
Përpara vizitave mjekësore këtë hënë në mëngjes, Rakitiç dha opinionin e tij për 162 milionëshin dhe kjo shkaktoi komente të shumta në internet.

“Opinioni im nuk ka shumë rëndësi, por çmimi i paguar është disi i lartë, por kjo është ajo që ofron tregu,”-tregon Rakitiç për “The Mirror”.

“Çdo lojtar i madh është i mirëpritur këtu. Përgëzoj presidentin dhe këdo që bëri të mundur transferimin e tij këtu. Ai është pjesë e familjes tonë tani, ne do ta shijojmë shumë. Është në klubin më të madh në botë tashmë.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb