Neymar dëshiron të rikthehet në Barcelonë dhe klubi katalanas nuk ia ka mbyllur derën duke konsideruar mundësinë e një rikthimi dy vjet pas arratisjes së tij te Paris Saint-Germain, e cila nuk do ta lërë që ylli i saj të largohet kaq kollaj.

Madje francezët mund të padisin Barçan nëse ka pasur një marrëveshje në parim mes klubit katalanas dhe sulmuesit brazilian pa ‘ok’ e PSG, e cila sipas ligjit duhet të japë leje për të negociuar gjashtë muaj para mbarimit të kontratës së tij e cila skadon në 2022.

FIFA mund të sanksionojnë Barcelonën nëse ka vepruar pa pëlqimin e PSG-së në përputhje me dispozitat e nenit 18 të Rregullores për Statusin dhe Transferimin e lojtarëve, e cila vijon si më poshtë.

(n.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb