E ardhmja e Paul Pogbas është bërë temë e përditshme në mediat sportive, ndërkohë mundësia e transferimit të tij te Real Madridi po bëhet gjithnjë e më e besueshme shkruan e përditshmja spanjolle ‘AS’.

Eden Hazard do të jetë i pari që do të nënshkruajë për Los Blancos dhe më pas do të ndiqet nga mesfushori i Manchester Unitedit. Gazetari veteran, Eduardo Inda, ka theksuar se francezi është i gatshëm të pranojë tre milionë euro më pak në vit që të luajë në Santiago Bernabeu.

Shuma e transferimit do të jetë ndërmjet 156 dhe 170 milionë euro, ndërsa sponsori i lojtarit, Adidas, është angazhuar që ta realizojë këtë transferim.

Megjithatë, klubi spanjoll vazhdon ta ketë konkurrencën e Juventusit që është duke u përpjekur që ta kthejë 26-vjeçarin në Torino.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: