Ukraina ka mbërritur në Shqipëri, ku do të përballet të martën me kuqezinjtë, në ndeshjen e fundit të Nations League. Atmosfera është mjaft pozitive, me ukrainasit që synojnë t’i bëjnë një mbyllje dinjitoze Ligës së Kombeve.
Ekipi ka zhvilluar ditën e sotme stërvitje në vendin tonë, për të qenë në formë për sfidën.
Skuadra e Rebrov renditet në vendin e fundt të grupit me 5 pikë të grumbulluara. Në ndeshjen e parë direkte, ka fituar ekipi i Sylvinhos me shifrat 1-2.
(J.S/BalkanWeb)