Sturm Graz pësoi disfatë 3-2 ndaj Lille, në ndeshjen e vlefshme për Champions. Përtej rezultatit, në Stade Pierre-Mauroy (Villeneuve d’Ascq) ra në sy diçka tjetër.
Sturm Graz u detyrua të fshihte me shirit të zi një nga sponsorët e tij të zakonshëm, Puntigamer, i cili është një markë birre, numër 1 në rajonin e Styria, ku ndodhet qyteti. Marka është e lidhur edhe me emrin e klubit që, në tërësi, i jep emrin SK Puntigamer Sturm Graz.
Vendimi i klubit austriak për të vepruar në këtë mënyrë ka të bëjë me faktin se ligji francez ndalon reklamimin e pijeve alkoolike në media.
(J.S/BalkanWeb)