Kristjan Asllani titullar. Mesfushori shqiptar do të luajë nga minuta e parë në ndeshjen që Inter do të zhvillojë ndaj Venezias, me fillim nga ora 15.00.
Tekniku i zikaltërve, Inzaghi ka vendosur që t’i besojë lojtarit shqiptar, një fanellë titullari në këtë sfidë. 22-vjeçari, në këtë sezon të Serie A nuk ka provuar ende shijen e golit, ndërsa ka dhuruar një asist.
Interi synon fitoren e radhës në kampionat, me objektivin e vetëm që mbetet titulli kampion.
(J.S/BalkanWeb)