Kosova zhvilloi sot seancën e fundit stërvitore në Kampin Nacional në Hajvali para udhëtimit për në Lituani, ku pasnesër, do të përballet me kombëtaren lituane në Kaunas, në kuadër të Ligës së Kombeve. Kjo ndeshje, e cila pritet me shumë interes, do të luhet në orën 15:00.

Në stërvitjen e sotme, u rikthye portieri Arijanet Muriç, i cili mungoi në dy seancat e fundit për shkak të një lëndimi, ndërkaq për shkak të një lëndimi, mbrojtësi Leart Paqarada është liruar nga grumbullimi.

Përzgjedhësi Franco Foda dhe stafi i tij teknik u fokusuan në detajet taktike të cilat janë shumë të rëndësishme për këtë sfidë. Futbollistët punuan me intensitet të lartë, duke përmirësuar ndërveprimin mes reparteve dhe përgatitjen për situata të ndryshme që mund të paraqiten gjatë lojës në fushë.

Donat Rudhani dhe Albion Rrahmani vurën në pah atmosferën e mirë brenda ekipit dhe punën e mirë gjatë këtyre ditëve në grumbullim, si dhe shfaqën optimizmin e tyre për fitore në Kaunas.

Ekipi do të udhëtojë sot pasdite drejt Lituanisë, me optimizëm për të marrë një tjetër rezultat pozitiv.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb