TIRANË

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku foli për përplasjen e qeverisë dhe Fakultetit të Shkencave të Natyrës në lidhje me pronësinë e Kopshtit Botanik. Në një lidhje direkte me emisionin ”Real Story” në News 24, Mazniku thotë se bashkia synon të bëjë një projekt zhvillimi për Kopshtin Botanik në bashkëpunim të ngushtë me Fakultetit të Shkencave të Natyrës, ndërsa shpjegoi edhe arsyen se pse ende nuk ka një projekt se si do veprohet me “Kopshtin  Botanik”.

Sipas Maznikut, puna e krahut për transformimin e “Botanikut” do të bëhet nga bashkia, ndërsa shtoi se puna e mendjes, do t’i përkasë ekskluzivisht vetëm profesorëve të FNSH-së.

“Parku Rina do të jetë shumë herë më i bukur seç ka qenë. Projektin për Botanikun do ta bëjmë së bashku me Fakultetin e  Shkencave të Natyrës. Ne do të bëjmë pjesën e krahut ata do ta bëjnë pjesën e mendjes. Duhet të ruajmë edhe kërkimin shkencor, por edhe aksesin e qytetarëve. Nuk mund të bëjmë një projekt pa ndihmën e fakultetit”-tha ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: