Hapësirat në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit që lidh Shqipërinë me Malin e Zi, janë transformuar rrënjësisht.

Në këtë pikë kufitare sot qytetarët dhe bizneset përfitojnë shërbime shumë herë më të shpejta e cilësore krahasuar me disa vite më parë.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në “Facebook”, një video me pamje nga transformimi i kësaj pike kufitare.

“Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga hapësirat e transformuara në Pikën e Kalimit Kufitar të Hanit të Hotit që lidh Shqipërinë me Malin e Zi, ku qytetarët dhe bizneset sot përfitojnë shërbime shumë herë më të shpejta e cilësore se vetëm pak vjet më parë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama në tekstin që shoqëron videon.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb