Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Transnacional”.

Në pranga ka rënë një i ri ukrainas. Oleh Kulsha dyshohet se trafikonte shtetas të huaj, kryesisht nga Ukraina në Shqipëri, për punë të kundërligjshme.

“Vijon operacioni policor i koduar “TRANSNACIONAL”.

Kapet dhe ndalohet një tjetër shtetas, në kuadër të këtij operacioni.

Strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, kanë finalizuar me sukses një tjetër fazë të operacionit policor “TRANSNACIONAL”, i cili ka për qëllim goditjen e një rrjeti që trafikojnë qenie njerëzore dhe i shfrytëzojnë ato për veprimtari të paligjshme, ka vijuar me kapjen dhe ndalimin e një tjetër shtetasi të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë e mundur kapja dhe ndalimi me iniciativë i shtetasit të huaj O. K., 24 vjeç, banues në qytetin Sumskaja, Ukrainë.

Pas verifikimeve të kryera, rezultoi se ky shtetas, në bashkëpunim me 4 shtetas të tjerë, të arrestuar më herët në kuadër të operacionit “TRANSNACIONAL,” ka trafikuar shtetas nga vende të ndryshme të Europës, kryesisht shtetas nga Ukraina, drejt Shqipërisë, me qëllim shfrytëzimin e tyre për punë të kundërligjshme.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: