Alphabet Holding, kompania mëmë e “Google” ka marrë leje për të ofruar shërbime për transport mallrash me dronë në disa rajone periferike të Australisë.


Sipas lajmit në faqen e internetit të “The Verge” mësohet se kompania “Wing” e themeluar me investimet e Alphabet Holding ka marrë një licencë nga Autoriteti Australian i Sigurisë së Aviacionit Civil (CASA) për të ofruar shërbimin e transportit të mallrave me dronë në disa rajone në kryeqytetin australian Kanberra.


Në fazën e parë shërbimi do të ofrohet për 100 familje në rajonet periferike në Crace, Palmerston dhe Franklin të Kanberras dhe më pas do të shtrihen në zonat periferike të Harrison dhe Gungahlin.


Në një deklaratë nga CASA thuhet se ky do të jetë shërbimi i parë në botë që ofrohet me dronë.

Kompania, licencën e shërbimit në fjalë e ka marrë pas një procesi prove për 18 muaj dhe se gjatë kësaj periudhe janë kryer 3 000 dorëzime dërgesash me qëllim testimi.

Gjithashtu, bëhet e ditur se dronët nuk do të mund të fluturojnë mbi njerëzit dhe rrugët kryesore ndërsa do të informohen familjet në zonën pilot se si duhet t’u afrohen atyre./ATA

Etiketa: