Nga nesër rifillojnë shërbimet në sportelet e drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) në qytetet e Tiranës dhe të Durrësit.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor njofton se nga data 14 prill, DPSHTRR rifillon të gjitha shërbimet në sportelet e DRSHTRR, në Tiranë dhe Durrës.

Sportelet do të qëndrojnë të hapur nga e hëna në të premte, nga ora 08:00 deri 16:00. Ndërkohë që aplikime mund të bëhen online për të shmangur radhët në kushtet e masave mbrojtëse kundër COVID-19, njofton DPSHTRR.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb