ELBASAN-Policia e Elbasanit ka finalizuar një operacion anti-drogë, ku ka vënë në pranga 4 persona, mes tyre një shtetas nga Kosova.

Sipas të dhënave zyrtare, në sajë të operacionit “Bradasheshi 2” janë sekuestruar 31 kg lëndë narkotike “Cannabis Sattiva”, 2 automjete dhe 8 telefona celularë.

Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
1- Malvin Kamberi, 27 vjeç, banues në Tiranë;
2- Julian Laçi, 29 vjeç, banues në Tiranë;
3- Nazmi Sylejmani, 51 vjeç, banues në Prishtinë-Kosovë;
4- Robert Hadëri, 51 vjeç, banues në Tiranë.

Në fshatin Bradashesh gjatë kontrollit të ushtruar në mjetet e tyre policia ka gjetur 31 kg kanabis që dyshohet se këta persona e kanë transportuar nga Tirana në drejtim të Elbasanit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: