FIER – Dy të rinj janë arrestuar në qytetin e Fierit pasi janë kapur duke transportuar shtetas sirianë, të cilët kishin hyrë në Shqipëri në mënyrë të paligjshme.

Të prangosurit janë Mikel Hoxha dhe Xhuljan Ballari, të dy banues në Tiranë.

Nga ana e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: Mikel Hoxha, 25 vjeç dhe Xhuljan Bullari, 22 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Arrestimi i Hoxhës u bë pasi në lagjen “1Maji” Fier, është kapur me automjetin e tij tip “Opel” duke transportuar 4 shtetas Sirianë të cilët kanë hyrë në kufirin e Republikës së Shqipërisë në mënyrë të paligjshme.

Arestimi i Ballarit u bë pasi në lagjen “Sheq i Madh” Fier, është kapur me automjetin e tij tip “Lancia” duke transportuar 3 shtetas Sirianë të cilët kanë hyrë në kufirin e Republikës së Shqipërisë në mënyrë të paligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme për veprat penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm kufiri” parashikuar nga Neni 298 i Kodit Penal.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: