KUKËS

Policia e Kukësit ka arrestuar në flagrancë një 52-vjeçar për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Kukës, arrestuan në flagrancë shtetasin A.M., 52 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi u kap nga shërbimet e Policisë në vendin e quajtur “Ura e Drinit të Zi”, ku në automjetin e tij tip “Skoda-Taksi”, po transportonte 4 shtetas sirianë, të cilët nuk dispononin dokumente identifikimi.

Shtetasi A.M., kundrejt fitimit do t’i ndihmonte shtetasit sirianë që të kalonin kufirin në drejtim të Kosovës në mënyrë të paligjshme, me destinacion final një nga vendet e BE-së.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: