Një 21-vjeçar shqiptar u arrestua mbrëmë pas veprimeve të koordinuara nga policia në Departamentin e Menaxhimit të Migracionit në Selanik, që dyshohet se ishte i përfshirë në transferimin e paligjshëm të migrantëve të parregullt.

Sipas policisë, i riu që drejtonte një makinë furgon, u arrit të kapej  në rrugën Egnatia në lartësinë e Asprovalta.

Nga një kontroll në brendësinë e makinës tip furgon policia zbuloi në të njëzet e gjashtë shtetas të huaj – nga Pakistani dhe Bangladeshi, të cilëve u mungonin dokumentet e udhëtimit, ku sipas  hetimit policor, ata kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në zonën Ebro dhe se kishin paguar nga 2000 euro secili  për tu transferuar për në Selanik.

Personi i arrestuar, me dosjen e çështjes kundër tij, do t’i referohet prokurorit kompetent.

 (d,xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb