Një 26-vjeçar shqiptar është shoqëruar në kufirin shqiptar nga policia italiane pas një urdhër dëbimi. Ai ishte arrestuar gjatë një hetimi për trafikun e drogës si korrier droge mes Italisë dhe Shqipërisë.

Policia i kishte gjetur atij 195 doza me kokainë, disa të fshehura në trupin e tij dhe të tjera brenda makinës me qira që përdorte duke u shtirur si turist. Droga ishte i ndarë në doza gati për t’u hedhur në treg.

Për krimin e kryer, 26-vjeçari ishte dënuar me tre vjet burg. Më pas Magjistrati urdhëroi dëbimin e tij dhe stafi i Zyrës së Emigracionit të Komisariatit të Policisë Terni u kujdes për shoqërimin e tij deri në kufi.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: