POGRADEC

Një 32-vjeçar nga Pogradeci është arrestuar nga Policia pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në makinën e tij u gjet një sasi karburanti pa dokumentacionin e nevojshëm. Policia thotë se karburanti i sekuestruar dyshohet se po transportohej kontrabandë, ndërsa hetimet vijojnë intensivisht për zbardhjen e plotë të rastit.


Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit: D.Y, 32 vjeç, banues në fshatin Baçallëk, Pogradec. Procedimi ndaj tij filloi pasi, gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë kanë ushtruar në një ambjent në pronësi të këtij shtetasi në fshatin Gështenjas, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 150 litra naftë pa dokumentacionin përkatës, sasi kjo e dyshuar si kontrabandë.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”-njofton policia.


(n.m/BalkanWeb)