Policia e Shtetit njofton se ka arrestuar 6 persona, nën dyshimin e kontrabandimit të mallrave.

Uniformat blu komunikojnë se kanë arrestuar 6 persona nën akuzën e kontrabandës.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni antikontrabandë  “Transportuesi”.

Operacion nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Në pranga 6 persona.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë , pas informacioneve të marra në rrugë operative  dhe më pas ndjekjes me metoda speciale të hetimit në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, finalizuan operacionin e koduar ” Transportuesi”.

Në  kuadër të këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasve:

  • M.Sh., 47 vjeç, lindur dhe banues në Shkoder.
  • D.K., 36 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë,
  • K.Sh., 44 vjeçe, banuese në Durrës.
  • I.N, 56 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Tiranë.
  • D. M., 55 vjeç, banues në Tiranë.
  • M.N., 56 vjeçe, banuese në Tiranë.

Arrestimi i tyre u bë pasi janë kapur në kushtet e flagrancës në aksin rrugor “Tuneli Elbasanit – Rrethrrotullimi Tegut” , me një sasi mallrash të dyshuara kontrabandë, si veshje dhe produkte të tjera në vlerë të konsiderueshme.

Theksojmë se të gjithë personat e arrestuar janë subjekte tregtare me NIPT dhe ushtrojnë aktivitetin tregtar në qytetin e Tiranës. Në cilësinë e provës materiale në funksion të këtij procedimi u sekuestruan mallra të ndryshme kontrabandë, si veshje të ndryshme për të gjitha moshat , parfume dhe barna mjekësore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë,  në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprat penale “Kontrabandë me mallra të tjera’ në bashkëpunim”  dhe ” Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprime doganore“ të parashikuar nga nenet 174/2 dhe 175  të  Kodit Penal.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb