Komiteti disiplinor i FIFA-s ka dënuar Manchester Cityn për transferimet ndërkombëtare të lojtarëve të mitur, por pala angleze ka shpëtuar me një gjobë. City është  gjobitur me  rreth 339,000 euro. “Komiteti disiplinor i FIFA-s ka sanksionuar klubin anglez Manchester City për shkeljet që lidhen me transferimin ndërkombëtar dhe regjistrimin e lojtarëve nën moshën 18 vjeç,” thuhej në një deklaratë nga organi drejtues i futbollit.


Manchester City u zbulua se kishte shkelur, ndër të tjera, artikullin 19 të rregullores së FIFA-s për statusin dhe transferimin e lojtarëve. Komiteti disiplinor mori në konsideratë faktin se Manchester City pranoi përgjegjësinë dhe sanksionoi klubin me një gjobë prej 339,000euro.


Mbrojtja e të miturve është një element kryesor për FIFA dhe  kuadri i përgjithshëm rregullator në lidhje me transferimin e lojtarëve dhe zbatimin efektiv të këtyre rregullave është parësor, ashtu siç është konfirmuar edhe në raste të ndryshme nga Gjykata e Arbitrazhit për Sport. Vendimi i lëshuar nga komiteti disiplinor u njoftua të martën.


BalkanWeb