Sekretari i Përgjithshëm i KFSH, Genti Kruja, i ftuar në studion e emisionit “Log.” në News24 ka folur për figurën e Fetullah Gylen, pasi ky i fundit ndërroi jetë më herët gjatë kësaj jave.

Kruja theksoi ndikimin e Gylenit, i cili sipas tij frymëzoi miliona njerëz dhe është i njohur si lider i lëvizjes Gylen, edhe pse ai vetë preferonte ta quante këtë lëvizje “Hizmet”.

Kruja theksoi se Shqipëria ka marrëdhënie të ngushta me Turqinë, dhe se pas grushtit të shtetit të dështuar në Turqi në vitin 2016, është rritur presioni lidhur me investimet e bëra në Shqipëri nga lëvizja e Gylenit. Ai kujtoi se lëvizja nisi aktivitetin e saj në Shqipëri në vitet ’92-’93, kur u hap shkolla e parë, Kolegji Mehmet Akif.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb