Në mars, çifti zhvilloi një festë treditore para dasmës, ku morën pjesë rreth 1200 të ftuar të profilit të lartë, duke përfshirë Mark Zuckerberg dhe Bill Gates.

Një shfaqje me 5500 dronë ndriçoi qiellin mbi një pallat xhami të ndërtuar me porosi për festimet, ku të pranishmit u argëtuan me performacën e të ftuarës special, këngëtares Rihanna.

Por çfarë ka mbetur më për t’u bërë në dasmën madhështore?

Dasma në Mumbai është vendosur të zhvillohet nga data 12 deri më 14 korrik në shtëpinë e prindërve të Anantit, Mukesh dhe Nita Ambani, një rezidencë 27-katëshe e quajtur Antilia, si dhe në Qendrën e Konventave Botërore Jio në pronësi të familjes, një vend i gjerë me kapacitet për më shumë se 16,000 njerëz.

Ambani, 29 vjeç, është djali më i vogël i njeriut më të pasur të Azisë, Mukesh Ambani, i cili ka një pasuri prej 118 miliardë dollarësh. Merchant, 29 vjeç, është vajza e manjatit të farmacisë Viren Merchant dhe punon për kompaninë e tij, Encore Healthcare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: