Mbrojtësi i Partizanit, Lorenc Trashi ka zbuluar se qëndrimi në Elbasan është jo vetëm për faktin se skuadra është më e qetë larg kryeqytetit, por edhe se lojtarët mendojnë se u sjell fat. Në një intervistë për “SuperSport”, ai ka treguar se kjo traditë kishte qenë mjaft e mirë dy vite më parë. “Edhe në suksesin që kishim në Kupat e Europës kundër Ferencvarosh jemi grumbulluar te hoteli këtu dhe duket sikur kemi më shumë fat, ta themi kështu”, shpjegoi ai. Më pas, Trashi shpjegoi se pse kishte mbetur ndër të paktët lojtarë që nuk ishin larguar nga Partizani në krahasim me grupin e disa viteve më parë. “Shumë lojtarë janë larguar, jo se nuk kanë qenë të dëshiruar nga klubi, apo u largua “garda e vjetër”, thjesht nuk ranë dakord për kontratat dhe u larguan. Sa i përket aspektit personal, kam kontratë deri në 2019 dhe e dyta është puna dhe përkushtimi, puna që nuk më ka lënë mbrapa dhe dëshira që të shkoj sa më lart”, përfundoi mbrojtësi i të kuqve. (o.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb