Një ngjarje e rëndë u raportua fillimisht se ka ndodhur sot në kryeqytet. Një vajzë vetëm 13 vjeçe u dyshua se është rrëmbyer në rrugën “Ndre Mjeda”.

Ajo  u dyshua se është rrëmbyer në sy të motrës që ka qenë me të në furgon dhe të gjyshes, që po e priste. Në lidhje me këtë ngjarje, psikologia Arjana Muca raporton për “News 24” se nëse është e vërtetë, kjo është ngjarje e rëndë dhe tregon indiferencën e shoqërisë.

“Është një ngjarje shumë e rëndë të mendosh se fëmija shkon në shkollë dhe nuk arrin që të kthehet në banesë aq me tepër që trondit edhe familjarët. Familjarët i kanë dhënë një siguri fëmijës, duke menduar se ambienti kur fëmija shkon nga furgoni te shtëpia ka një farë sigurie. Por kjo ngjarje dëshmon sesa pasiguri ka. Kjo tregon edhe njëherë sesa indiferentë jemi kthyer ne si shoqëri”, tha psikologia Muca.
(Pavarësisht pretendimeve te familjareve se vajza ishte rrëmbyer, ajo u gjet nga policia 4 ore me vone ne një qendër tregtare. Ajo deklaroi se e kishte trilluar historinë, për te dale për kafe me shoqërinë, pasi familja nuk i jepte leje).
(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb