Travel Fest Albania ka zhvilluar ceremoninë e hapjes, ku në ditën e parë të festivalit janë bashkuar emra të njohur të muzikës shqiptare, por edhe politikanë e ambasadorë.

Në një mesazh në faqen e “Facebook”, Travel Fest Albania zbulon emrat e pjesëmarrësve, për të cilët përcjell dhe një falënderim, që e bënë ditën e parë të festivalit të veçantë.

“Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve në ceremoninë e hapjes, që e bëtë ditën e parë te festivalit Travel Fest Albania kaq të veçantë!
?Jonida Shehu, Bojken Lako, Andi Seferi, Hubert Perr, Ornela Cikuli, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Ambasada RP w Tiranie/Ambasada e Republikës së Polonisë në Tiranë, Bashkia Tiranë, Ema Andrea Lutfi Dervishi, Angelina Korn, Katarzyna Bojkowska, Michał Stańczyk, Anastasia Durand, Garnet Mae, François Legrand”, thuhet në mesazhi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb