Dy javët e fundit të këtij viti në kampionatin maqedonas do të luhen pa tifoz. Ky ka qënë vendimi i fundit i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, duke marrë parasysh trazirat ndëretnike dhe problemet e ndryshme të shfaqura në shkallët e stadiumit këtë periudhë.

“Komisioni i garave pranoi kërkesën dhe vendosi që ndeshjet e xhiros së 17-të (3 dhjetor, ora 13:00) dhe e xhiros së 18-të (8 dhjetor, ora 13:00) në Ligën e Parë të luhen pa praninë e publikut”, sqaroi Federata.

Federata ka njoftuar gjithë ekipet e Ligës së Parë në lidhje me vendimin e fundit.

“Vendimi i Komisionit të garës është marrë për shkak të një vlerësimi të Ministrisë së Punëve të Brendshme për zhvillimet e fundit dhe parandalimin e çdo lloj dhune dhe keqpërdorimi para, gjatë dhe pas ndeshjeve të futbollit”, sqaroi Federata.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb