Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi e ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24 ka komentuar situatën e trazuar sot në Kuvend.  Vokshi bëri fajtor kryeministrin Edi Rama për tensionet ndërsa tha se opozita ishte atje vetëm për të folur.

Nga ana tjetër deputetja demokrate nuk kurseu akuzat për kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi,  sipas të cilës ai ka shkelur shpeshherë rregulloren, vetëm e vetëm që t’i mbyllë gojën opozitës.

“Ne ishim atje për të folur, por që gjithmonë është kryeministri që tensionin situatën. Është minimumi që mund të kishte ndodhur. Ne ndjekim një procedurë, skanohet çanta. Të gjithë kaluam. Ky ishte një reagim ndaj saj se si kryeministri poshtëron këdo që i del përpara.

Është realisht  e vështirë të dëgjosh fjalën e tij, është një fjalor prej rrugaçi. Për 16 ditësh ai i ka tallur studentët. Është një regaim ndaj gjuhës  së përdorur.

Në fakt është një drejtim krejt jopresfesional i seancës nga zoti Ruçi, i cili shkel seancën. Gramoz Ruçi i ka refuzuar të drejtën e fjalës për procedurë,kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, zotit Spaho.

Nuk është kjo mënyra, nuk mund të shkelësh në mënyrë të vazhdueshme rregulloren vetëm se do t’i mbyllësh gojën opozitës. Në orën 6 do të jemi sërish në sallën e seancës për të diskutuar buxhetin e vitit 2019, për të diskutuar paktin për universitetin, që është një mashtrim i rradhës”, u shpreh ajo.

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb