Për ish-ministrin Genc Pollo, në Turqi është krijuar mjedisi i një shteti totalitar ku nuk ka më hapësira për opozitën.
Në studion e “Open”, në News24, Pollo tha se rivali i Erdogan që do të konkurronte në zgjedhjet presidenciale, duhet të kishte imunitet, por fakti tregoi se akuzat nuk kanë të bëjnë me shtetin ligjor, por me eliminimin politik që po i bëhet.
“Atij i hiqet diploma në një javë, dhe kështu ai s’ka të drejtë të kandidojë. Evropianët kanë reaguar por s’dihet sa ndikim do të ketë për zhvillimet brenda Turqisë”, tha Pollo.
(Balkan Web)