Tre anëtarë të rojeve revolucionare të elitës iraniane u qëlluan për vdekje në qytetin perëndimor të Piranshahrit të martën, njoftoi agjencia gjysmë zyrtare e lajmeve Tasnim, duke cituar një deklaratë të Gardës.

Të tre vdiqën “kur terroristët hapën zjarr në makinën e tyre në hyrje të Piranshahrit”, thuhet në deklaratë. Nuk u dhanë detaje të mëtejshme.

Në rajon ka përplasje të shpeshta midis forcave të sigurisë të Republikës Islamike dhe grupeve militante kurde iraniane me baza në Irakun fqinj, si dhe me Partinë (PJAK) të Kurdistanit, të akuzuar nga Teherani për lidhje me kryengritësit kurdë të PKK në Turqi.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb