Një aksident ku janë përfshirë tre automjete ka ndodhur këtë mbrëmje në autostradën Lezhë-Laç në vendin e quajtur “Mbikalimi i Patokut” por që fatmirësisht nuk ka pasur viktima por vetëm të lënduar që janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Lezhë

Në autostraden Lezhë-Laç,në vendin e quajtur “Mbikalimi i Patokut” janë pëplasur mjeti tip Renault me drejtues shtetasin A.L.,43 vjeç,banues në Durrës me mjetin tip Benz me drejtues shtetasin N.T.,29 vjeç ,banues në Berat dhe mjetin tip Audi me drejtues shtetasin A.M.,19 vjeç, banues në Kurbin.

Si pasojë e përplasjes,ka marrë demtime drejtuesi A.M.,i cili është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin mjekësor,jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb