TIRANE- Pas shkarkimit dje të Saimir Tahirit nga posti i ministrit të Brendshëm, tashmë dilema është se kush do ta zëvendësojë atë. Burime qeveritare për “BalkanWeb” bëjnë me dije se janë tre kandidatë që lakohen për këtë detyrë. Të njëjtat burime theksojnë se mes tyre është ministrja e Shtetit, Ermonela Felaj, deputeti i PS njëherazi ish-prokurori Vexhi Muçmata si dhe zëvendëskryeministri Niko Peleshi.

Burimet pohojnë për “BalkanWeb” se Peleshi është me favoriti. Kjo pasi ai nuk ka Ministri as mandat deputeti, lënia e të cilit mund të komplikonte numrat e shumicës në Kuvend.
Raportohet gjithashtu se fillimisht kryeministri Rama do përcaktojë pasardhësin e Tahirit dhe më pas emrat e pasuesve të 3 ministrave që iu është komunikuar sot shkarkimi.

Gjatë mbledhjes së sotme me koordinatorët e PS për fushatën zgjedhore, iu është komunikuar shkarkimi dhe 3 ministrave të tjerë, përveç Tahirit, përkatësisht Blendi Klosit, Ilir Beqajt si dhe Bledi Çuçit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: