Sot, më 24 mars, tre emra të njohur të politikës shqiptare në Shqipëri dhe Kosovë festojnë ditëlindjen.

Ky është një moment për të folur për ta dhe ndikimin e tyre në jetën politike dhe shoqërore të Shqipërisë dhe Kosovës.

Ilir Meta, ish-presidenti i Shqipërisë, një nga figurat më të njohura të politikës shqiptare, mbush sot 56 vjeç. Me një karrierë që përfshin poste të rëndësishme si president, kryetar i Kuvendit apo ministër i Jashtëm, Ilir Meta ka pasur një ndikim të jashtëzakonshëm në jetën politike të Shqipërisë. Ditëlindjen e tij të 56 Meta e kalon në paraburgimin 313 në Tiranë, në pritje të gjykimit nga GJKKO për korrupsion, pastrim të parave dhe mosdeklarim të pasurisë.

Ka ditëlindjen sot gjithashtu Albin Kurti, kryeministri i Kosovës, i njohur për angazhimin e tij të fortë në reforma dhe luftën kundër korrupsionit. Me një karrierë të shquar politike dhe një pasion të jashtëzakonshëm për zhvillimin dhe integrimin e Kosovës, Albin Kurti sot 50 vjeç, ka sjellë ndryshime të mëdha në jetën politike të vendit.

Ditmir Bushati, ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë është një tjetër figurë e rëndësishme që sot feston ditëlindjen e 48. Me një eksperiencë të gjatë në politikën ndërkombëtare dhe marrëdhëniet me botën, Ditmir Bushati ka lënë një shenjë në diplomacinë shqiptare, duke u angazhuar për përparimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare dhe forcimin e lidhjeve me partnerët e saj strategjikë.

Të tre këto figura të njohura shqiptare erdhën në një ditë në këtë botë, por jeta i çoi në rrugë të ndryshme dhe sot i kalojnë krejt ndryshe ditëlindjet e tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb