TIRANE-Të pini tre deri në pesë filxhanë kafe në ditë do të mund të reduktonit rrezikun nga krijimi i sëmundjes Alzheimer për 20%, pretendojnë shkencëtarët. Studimi, i bërë nga Instituti për Informacione Shkencore të Kafesë në Britani, shënoi se dieta mesdhetare: peshku, frutat dhe perimet e freskëta, vaji i ullirit dhe vera e kuqe, është gjithashtu e lidhur me reduktimin e rrezikut nga krijimi i sëmundjes Alzheimer. Hulumtimi më i fundit tregon se komponentët e quajtur polifenolë dhe kafeina munden të jenë gjithashtu përgjegjës për këtë efekt mbrojtës nga Alzheimeri, – produkte këto që gjenden gjithashtu në kafe. Studimi gjeti se konsumi i moderuar i kafesë ishte i lidhur me një rrezik më të ulët të zhvillimit të çmendurisë për një periudhë testuese 4-vjeçare. Megjithatë, hulumtuesit gjetën se kafeina ndihmon në parandalimin e formimit të pllakave amiloide në tru – që është shenjë dalluese e sëmundjes Alzheimer, transmeton Lajmi.net. Të dy, kafeina dhe polifenolët, kishin reduktuar përkeqësimin e qelizave të trurit – veçanërisht atyre në lëvore dhe hipotalamus, zona këto të cilat janë të përfshira në kujtesën, gjetën studiuesit.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb