Bundesliga përgatitet të rikthehet pas pauzës 2 javore të dimrit. Skuadra e Bayernit të Mynihut do të tentojë të ruajë avantazhin e 4 pikëve që ka pas 15 javëve të para me kampionët në fuqi të Bayer Leverkusen, me objektvin për rikthimin e trofeut sërish në bavari.

Megjithatë situata sa i takon hierarkisë në ekipin e Vincent Kompany, duket se ka trazuar ujrat së fundmi.

Bayern Munich duket sikur ka nisur një revolucion në ekip. Kjo pasi, në repartin e sulmit, falë formës së mire e paraqitjeve pozitive është krijuar një katërshe me Leroy Sane, Olise, Jamal Musiala dhe Harry Kane, duke lënë “në hije” lojtarë me peshë dhe kontribut në të shkuarën.

Këta të fundit duket se nuk do të durojnë më të ‘shijojnë’ ndeshjet nga pankina dhe pritet të largohen. Thomas Muller, Kingsley Coman dhe Serge Gnabry, janë 3 lojtarët që mund ta mbyllin me bavarezët gjatë merkatos së ardhshme verore.

Të 3 këta futbollistë kanë një kontribut të çmuar përgjatë shumë viteve me Bayern Munich. Ofertat nuk mungojnë për asnjë prej tyre me Muller që ka interes nga SHBA, ndërsa dyshja Gnabry – Coman është ‘piketuar’ nga disa ekipe angleze dhe spanjolle.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: