KORÇË

Brenda pak orësh tre grabitje të ndodhura në Korçë. Gazetarja Lorena Kodra raportoi për “BalkanWeb” se grabitjet ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit. Njëri prej bizneseve të grabitura është një fabrikë për prodhimin e letrave, e cila ndodhet në dalje të qytetit.

Autorët kanë arritur të marrin një sasi të konsiderueshme lekësh nga kasaforta. Kasaforta ndodhej në një prej zyrave në katin e dytë të fabrikës, e cila ruhej me roje. Biznesi i dytë i grabitur me hidrosanitare ndodhej në aksin rrugor Korçë-Dishnicë.

Por gjatë natës në fshatin Bulgarec është grabitur banesa dhe biznesi, furrë buke ku autorët kanë marrë një sasi parash.

Grabitja Korce (1)
Grabitja Korce (1)

“Më datë 23.01.2019, gjatë natës, në fshatin Bulgarec, Korçë, në banesën dhe biznesin privat (furrë buke) të një shtetasi persona të paidentifikuar dyshohet se kanë vjedhur një sasi parash.
Gjithashtu në aksin rrugor Korçë-Dishnicë, gjatë natës në dy biznese private dyshohet se janë marrë sasi lekësh. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si edhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjeve”, njofton policia.

Ndërkohë mësohet se autorët tek furra e bukës” kanë vjedhur 20 milionë të vjetra. Tek fabrika e letrave, 1 milion lekë të vjetra, ndërsa tek biznesi i hidro sanitareve kanë vjedhur 30 mijë lekë të reja.

 

  • foto galeri
  • foto galeri

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb