“Të tre emrat, si zonja Vorpsi dhe dy të tjerat (Fiona Papajorgji, Elsa Toska), pavarësisht se janë zgjedhur nga Kuvendi, nuk kanë asnjë lidhje me PS, se di për këtë votojnë”. Ky ka qenë qëndrimi i ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj.

E ftuar në emisionin “Real Story” në ‘News24’ Gjonaj tha se 3 anëtaret e gjykatës Kushtetuese (Arta Vorpsi nuk njihet nga Gjykata Kushtetuese) kanë qenë këshilltare të këtij institucioni dhe se sipas saj do të jepnin kontribut për institucionet e reja të drejtësisë. Gjonaj tha se 3 zonjat janë zgjedhur aty për merita profesionale dhe jo për bindje politike.

“Ne do të luftojmë fort që të jetë një proces i pavarur dhe anëtarët mos të kenë varësi nga maxhoranca. Të tre zonjat kanë qenë këshilltare të kësaj gjykate. Ku ka më mirë që të kemi këshilltare të Kushtetueses që të jenë pjesë e sistemit të ri të drejtësisë. Të tre emrat, si zonja Vorpsi dhe dy të tjerat (Fiona Papajorgji, Elsa Toska), pavarësisht se janë zgjedhur nga Kuvendi, nuk kanë asnjë lidhje me PS, se di për këtë votojnë. Ato janë zgjedhur për meritë profesionale. Jam e bindur se me vendimet që do të marrin nesër, do shohim ndryshime në vendimmarrje. Kemi pasur gjyqtarë me vendime penale. Nëse presidenti do të uzurpojë dhe të ndikojë politikisht, kjo është arsyeja që jemi këtu”, -pohoi ministrja.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb