Derbi i kryeqytetit mbylli javën e 15-të, ndërsa siç është bërë traditë, pas përfundimit të ndeshjeve, trajnerët e ekipeve kombëtare përzgjodhën edhe 11-shen më të mirë dhe trajnerin e javës.
Në portë është përzgjedhur Hasanbelli i Bylisit. Në mbrojtje spikasin dy lojtarë të Laçit, Lleshi dhe Mjaki. Prapavijën e plotësojnë Kola i Tiranës dhe Lorran i Dinamo City-t. Treshja e mesfushës përbëhet nga Regi Lushkja (Egnatia) Malomo (Bylis) dhe Arinaldo Rrapaj (Partizani).Në repartin e avancuar janë Zabërgja i Dinamo City-t, si edhe dy sulmuesit e Partizanit, Mba dhe Tedi Cara.
Trajneri më i mirë i javës së 15-të është përzgjedhur tekniku i Dinamo City-t, Ilir Daja.
(BalkanWeb)