TIRANË – Opozita protestoi për tre orë me radhë këtë të hënë në Tiranë. E konceptuar si atipike dhe mosbindje civile, mbështetësit e opozitës u tubuan në kryeqytet duke u mbledhur fillimisht para Kryeministrisë, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Aty u shënuan edhe përplasjet e para me kordonin e forcave të rendit. Përplasjen e udhëhoqën një grup deputetësh të grupit parlamentar demokrat dhe më pas edhe protestuesit. Këta të fundit hodhën kapsolla dhe bomba molotov drejt Kryeministrisë. Ndërsa policia është përgjigjur me spraj lotsjellës. Tensionet kanë zgjatur disa minuta, ndërsa me altoparlant policia i bëri thirrje protestuesve të ndalin aktet e dhunshme. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, deputetët e PD udhëhoqën protestuesit drejt një tjetër marshimi në këmbë, me destinacion selinë e PS-së ku u hodhën flakadanë dhe bomba molotov. Te selia e PS u dogj edhe banderola me foton e Edi Ramës. Marshimi vijoi drejt Ministrisë së Brendshme dhe Bashkisë së Tiranës ku sërish u hodhën flakadanë dhe bomba molotov. Më pas turma e protestuesve vijoi drejt disa akseve rrugore në Tiranë. Mbështetësit e PD ecën në këmbë drejt “Rrugës së Dibrës, më pas ata kaluan te kryqëzimi me Rrugën e Barrikadave. Protestuesit marshuan te zona e 9-katësheve (Ushtari i panjohur) për të dalë më pas te Rruga George Bush, para Parlamentit. Destinacioni i radhës i protestuesve ishte pikërisht selia e Parlamentit ku sërish u hodhën molotovë por në sasi të vogël, ndërsa policia u përgjigj me gaz lotsjellës. Këtu përfundon edhe protesta e opozitës.

Zhvillimet minutë pas minute nga protesta

Ora 21:30 Opozita mbyll protestën, Noka: Hapi i parë i mosbindjes civile, pushteti nuk do ketë paqe nëse…
Në mbyllje të protestës së opozitës, e cila zgjati rreth 3 orë, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka nga selia e PD-së tha se sot ishte dita e parë që mosbindja civile zbriti në rrugët e Tiranës.

Ora 21:20 Tre orë mosbindje civile, opozita mbyll protestën në Tiranë
Opozita mbylli protestën pas më shumë se tre orësh mosbindje civile në Tiranë. Bomba molotov dhe flakadanë u hodhën drejt Kryeministrisë, fillimisht, ku u shënuan përplasje mes policisë dhe protestuesve. Pjesë e përplasjeve ishin edhe grupi parlamentar i PD. Më pas protestuesit iu drejtuan selisë së PS ku hodhën bomba molotov duke djegur edhe banderolën me fotografinë e Edi Ramës. Mosbindja civile vijoi më pas drejt Ministrisë së Brendshme dhe Bashkisë së Tiranës ku skenari ishte i njëjti, bomba molotov dhe flakadanë.

Ora 21:10 Ekspertët e Policisë mbledhin provat te institucionet ku u hodh molotov
Ekspertët e Policisë po mbledhin provat te institucionet ku u hodh molotov në drejtim të forcave të rendit dhe selisë së PS-së, sipas gazetarit të News24, Igli Çelmeta. Ai tha se në selinë e PS-së janë vendosur ekspertët e kriminalistikës, ndërsa janë lënduar 12 punonjës policie dhe 7 qytetarë, pjesëmarrës në protestë.

Ora 20:50 Grumbullohen protestuesit, hedhin molotov te Parlamenti. Policia kundërpërgjigjet me gaz lotsjellës
Policia ka përdorur gaz lotsjellës kundër protestuesve që janë zhvendosur nga Bashkia e Tiranës te godina e Parlamentit. Sapo janë mbledhur te selia ku zhvillohen seancat plenare, Policia ka hedhur gaz lotsjellës në sasi të madhe, duke shpërndarë protestuesit.

Ora 20:46 Protestuesit shkatërrojnë tezgat e shitësve në Tiranë, gazetari: Janë një grup adoleshentësh
Një grup adoleshentësh që ndodhen mes protestuesve që marshojnë në rrugët e Tiranës, në kuadër të protestës ku po aplikohen forma të “mosbindjes civile” po identifikohen si shkatërrues të objekteve të ndryshme përgjatë segmentit rrugor që kalojnë. Gazetari i News24 Osman Stafa në raportimet e tij tha se janë një grup adoleshentësh që ndodhen në krye të protestuesve dhe pas tyre qëndron një grup deputetësh që shkaktojnë akte dhune. Stafa tha se gjatë rrugëtimit nga Bashkia e Tiranës, protestuesit morën rrugën në drejtim të Unazës së Vogël, për të dalë në kryqëzimin mes Rrugës Barrikada me rrugën e Dibrës dhe për të vijuar në drejtim të Ushtarit të Panjohur, për tu ndalur te godina e Parlamentit. Gazetari tha se gjatë këtij marshimi ka pasur disa akte vandalizmi ku janë shkatërruar disa tabela reklamash, thyer pika të stacionit të autobusit, apo tezga të vendosura ku gjatë ditës tregtohen produkte të ndryshme.

Ora 20:41 Protestuesit marshojnë në këmbë nëpër Tiranë, mbërrijnë te Parlamenti
Protestuesit vijojnë të marshojnë në këmbë nëpër Tiranë. Nga Kryeministria, selia e PS, Ministria e Brendshme dhe Bashkia e Tiranës, protestuesit vazhduan në këmbë drejt “Rrugës së Dibrës, më pas ata kaluan te kryqëzimi me Rrugën e Barrikadave. Protestuesit vijuan te zona e 9-katësheve (Ushtari i panjohur) për të dalë më pas te Rruga George Bush, para Parlamentit. Destinacioni i radhës i protestuesve është pikërisht selia e Parlamentit.

Ora 20:39 Mosbindja civile, grupi i protestuesve mbërrin te selia e Parlamentit
Grupi i protestuesve që udhëhiqen nga deputetët Gazment Bardhi dhe Flamur Noka janë zhvendosur te selia e Parlamentit.
Gjatë rrugës nga Bashkia e Tiranës te selia e Parlamentit një grup të rinjsh, që mbajnë maska në fytyrë, kanë thyer disa stacione autobusi dhe mbajtëse reklamash në rrugë, apo kanë shkulur disa tabela sinjalistike.

Ora 20:29 Protestuesit marshojnë në këmbë në Tiranë, shkulin tabelat e reklamave
Opozita dhe mbështetësit e saj vazhdojnë mosbindjen civile në Tiranë. Pas përplasjeve me policinë dhe hedhjes së bombave molotov në drejtim të institucioneve, protestuesit të udhëhequr nga grupi i deputetëve demokratë marshuan në këmbë nëpër Tiranë. Nuk kanë munguar as incidentet pasi turma e njerëzve ka tabelat e reklamave. Ata dogjën edhe koshat e mbeturinave si dhe dëmtuan edhe stacionet e urbanëve. 

Ora 20:22 Policia e Shtetit: Janë lënduar 10 efektivë nga bombat molotov dhe flakadanët

Të paktën 10 efektivë të Policisë së Shtetit kanë mbetur të plagosur ose lënduar nga molotovët dhe lëndët piroteknike që janë hedhur në drejtim të tyre nga mbështetës të opozitës, të cilët prej orës 18:00 protestojnë në Tiranë, duke aplikuar format e mosbindjes civile.

Në një deklaratë, pas incidenteve të ndodhura gjatë protestës, teksa mbështetës të opozitës, nisën hedhjen e molotovëve para Kryeministrisë, për të vijuar më pas te selia e PS-së, Ministria e Brendshme dhe Bashkia e Tiranës, Policia e Shtetit iu bën thirrje qytetarëve pjesëmarrës në tubim, të ndalojnë sulmet me molotov e lëndë piroteknike mbi Policinë dhe institucionet shtetërore.

Ora 20:18 FOTOLAJM/ Protestuesi përfshihet nga flakët e molotovit
Gjatë hedhjes së molotovëve drejt selisë së Partisë Socialiste, një protestues është kthyer vetë në “viktimë” të zjarrit.

Protestuesi Ne Flake
Protestuesi Ne Flake

Ora 20:16 Protesta e opozitës, nga Bashkia e Tiranës protestuesit zhvendosen sërish
Opozita dhe mbështetësit e saj vijojnë protestën në Tiranë, ndërsa janë larguar nga godina e Bashkisë së Tiranës, ku pati një përplasje të fortë mes forcave të rendit dhe një grupi protestuesish. Për shkak të përplasjes, policia ka hedhur gaz lotsjellës dhe ujë me presion në drejtim të protestuesve, duke shkaktuar probleme tek disa pjesëmarrës përfshi edhe deputetët demokratë që udhëheqin protestuesit. Ka qenë një komunikim mes Flamur Nokës, Gazment Bardhit, Belind Këlliçit, Edi Palokës dhe Lefter Gështenjës, dhe më pas një zhvendosje të protestuesve, por ende nuk dihet se ku mund të ndalen.

Ora 20:05 Reagon Berisha: Beteja për mosbindje civile vazhdon
Kryedemokrati Sali Berisha ka ndarë në rrjetet sociale pamjet nga molotovi i hedhur vetëm disa momente më parë në hyrjen e selisë së PS nga protestuesit e opozitës.

Ora 20:03 Protesta kombëtare e opozitës, reagon deputeti i PS: Kaq janë, populli i braktisi edhe njëherë, si përherë!
Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe, ka reaguar ashpër në lidhje me protestën e organizuar nga Partia Demokratike, duke theksuar se qytetarët e kanë braktisur përsëri opozitën. Në një postim në rrjetet sociale, Braçe shkruan: “Këta janë, kaq janë; populli i braktisi edhe një herë, si përherë!”

Ora 19.53 Protestuesit, molotovë në drejtim të Bashkisë së Tiranës 
Nga Ministria e Brendshme, protesta e opozitës është zhvendosur te Bashkia e Tiranës. Prej kohësh para këtij institucioni protestohet nga opozita, e cila e akuzon si çerdhe të korrupsionit, referuar asaj që konsiderohet si dosja “5D”. Një grup protestuesish ka hedhur bomba molotov drejt ndërtesës së Bashkisë, ndërsa policia është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe ujë me presion.

Ora 19.51 Nga selia e PS-së te Bashkia dhe Ministria e Brendshme, ja si po lëvizin protestuesit
Nga selia e PS-së, ku protestuesit e opozitës kanë hedhur disa molotovë, ndërsa policia u përgjigj me gaz lotsjellës, protestuesit janë zhvendosur në drejtim të Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Brendshme. Në të dy këto institucione janë shtuar forcat policore me skafandra dhe mburoja, si dhe me kundragaz. Ata kanë hedhur dhjetëra bomba molotov drejt institucioneve.

Ora 19.49 Protestuesit hedhin molotov drejt Ministrisë së Brendshme
Pas selisë së PS, Ministria e Brendshme ka qenë institucioni i radhës i shënjestruar nga protestuesit e opozitës. Ata kanë hedhur bomba molotov dhe fladakë drejt institucionit. Fatmirësisht nuk raportohet për efektivë policie apo protestues të lënduar. 

  • foto galeri
  • foto galeri

Ora 19.44 Nga selia e PS-së te Bashkia dhe Ministria e Brendshme, ja si po lëvizin protestuesit
Nga selia e PS-së, ku protestuesit e opozitës kanë hedhur disa molotovë, ndërsa policia iu përgjigj me gaz lotsjellës, protestuesit janë zhvendosur, ndoshta në drejtim të Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Brendshme. Në të dy këto institucione janë shtuar forcat policore me skafandra dhe mburoja, si dhe me kundragaz.

Ora 19.41 Protestuesit i drejtohen Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Brendshme

Ora 19.38 Molotovë te selia e PS, digjet banderola me foton e Ramës
Në drejtim të selisë së PS janë hedhur disa molotovë, ndërsa ka marrë flakë edhe një banderolë me foton me kryeministrit Edi Rama.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ora 19.32 Protestuesit hedhin flakadanë dhe molotov drejt selisë së PS

Molotov I Ps
Molotov I Ps

Ora 19.30 “Mosbindja civile”, si do të vijojë protesta e opozitës? Bardhi: Hap pas hapi
Hap pas hapi, kjo ishte përgjigjia që kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i dha gazetarit të News24, Ergys Gjenccaj, i cili e pyeti se si do të vijojë itenerari i protestës. Bardhi, i cili bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm Flamur Noka, turmën e protestuesve, nuk ka pranuar të zbardhë se si do të vijojë protesta e opozitës, ndërsa deri më tani, protestuesit po marshojnë në rrugë të ndryshme, përtej atyre që Policia e Shtetit kishte ndaluar qarkullimin e automjeteve.

Ora 19.28 Protestuesit marshojnë në këmbë, djegin kazanin e mbeturinave

Whatsapp Image 2024 10 07 At 19.27.50
Whatsapp Image 2024 10 07 At 19.27.50

Ora 19.23 Protestuesit në drejtim të selisë së PS-së 
Një grup protestuesish që udhëhiqen nga grupi i deputetëve i janë drejtuar segmentit rrugor në drejtim të godinës së Partisë Socialiste, e cila ndodhet pranë sheshit Skënderbej, dhe pas godinës së Bankës së Shqipërisë.

Ora 19.21 Protestuesit drejt selisë së PS, bllokojnë qarkullimin. Thirrje të mos prekin makinat

Ora 19.18 Protestuesit djegin stacionin e autobusit gjatë marshimit në “Unazë”

Ora 19.10 Protestuesit marshojnë në këmbë përgjatë Bulevardit, i paqartë skenari

Ora 19.07 Molotovi djeg pemën te Kryeministria
Menjëherë sa nisi protesta përpara kryeministrisë, protestuesit hodhën molotov drejt godinës qeveritare.  Një prej tyre shkoi edhe tek pema përpara gardhit të kryeministrisë e cila mori flakë.

Ora 19.00 Deputetët e PD në ballë të përplasjes me policinë te Kryeministria
Në ballë të përplasjeve fillimisht ishin deputetët e PD. Pas tyre me policinë u përleshën edhe protestuesit. Kapsolla dhe bomba molotov u hodhën drejt Kryeministrisë. Ndërsa policia përdori spraj lotsjellës drejt protestuesve.  

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ora 18.58 Nisin përplasjet te Kryeministria, protestuesit hedhin bomba molotov, policia përgjigjet me spraj lotsjellës

Ora 18.53 Meta: Protesta e opozitës do të vijojë deri në arritjen e objektivave
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka lënë selinë e PL-së së bashku me zyrtarë të tjerë të kësaj partie për t’iu bashkuar protestës së opozitës para Kryeministrisë. I pyetur nga mediat gjatë marshimit drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, Meta u shpreh se protesta e opozitës do të vijojë deri në arritjen e objektivave të saj.

Ora 18.46 Presidenti i PL, Ilir Meta niset drejt protestuesve

Meta Ne Proteste1
Meta Ne Proteste1

Ora 18.37 Deputetët e PD dalin nga selia dhe nisen drejt Kryeministrisë, mungon Berisha, prijnë Bardhi, Noka e Paloka
Deputetët e grupit parlamentar të PD kanë dalë nga selia e PD dhe po marshojnë drejt Kryeministrisë. Flamur Noka, Gazment Bardhi, Oerd Bylykbashi dhe Edi Paloka i prijnë grupit të deputetëve të shoqëruar nga protestuesit. Kryetari i PD, Sali Berisha mungon në këtë protestë pasi ndodhet në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit 2023 për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani. 

Ora 18.35 Policët monitorojnë protestuesit nga tarraca e Kuvendit
Teksa bulevardi Dëshmorët e Kombit është bllokuar nga protestuesit e opozitës në kuadrin e mosbindjes civile, edhe forcat e rendit janë mobilizuar. Përveç forcave të policisë që kanë rrethuar institucionet më të rëndësishme, në fokusin e kamerave kanë përfunduar edhe disa efektivë të rendit që qëndrojnë në tarracën e Kuvendit. Këta të fundit besohet se janë duke monitoruar protestuesit e opozitës, një metodë e ndjekur edhe në tubime dhe protestë të mëhershme.

Ora 18.30 Opozita nis mosbindjen civile, protestuesit bllokojnë automjetet, paralizohet qarkullimi pranë Bashkisë së Tiranës
Protestuesit e opozitës kanë bllokuar rrugën nga Ministria e Brendshme drejt Bashkisë së Tiranës. Pati përplasje edhe mes protestuesve e drejtuesve të automjeteve. Policia ka ndërhyrë duke shmangur përshkallëzimin e situatës.

Ora 18.15 Të rinjtë e FRPD, të parët që marshojnë drejt Kryeministrisë
Mbështetës të opozitës të mbledhur në oborrin e selisë së PD-së janë nisur drejt Kryeministrisë, atje ku në rreshtin e parë të rrethimit policor janë vendosur policë me skafandra dhe kokore, duke zhvendosur në këtë mënyrë efektivët e rendit. Turma e mbështetësve udhëhiqet nga të rinjtë e FRPD-së, anëtarët e Kryesisë së PD, deputetët dhe zyrtarë të tjerë të lartë të opozitës. Ata mbajnë në duar një pankartë ku është stampuar një foto e kryeministrit Edi Rama dhe shkruhet në gjuhën angleze: Mafia = Bëje Shqipërinë të lirë përsëri.

Whatsapp Image 2024 10 07 At 18.23.09
Whatsapp Image 2024 10 07 At 18.23.09

Ora 18.10 Protestuesit ende te selia e PD, pritet marshimi drejt Kryeministrisë

Ora 18.03 Shënohet akti i parë i mosbindjes civile, i vihet flaka një gome përballë Presidencës
Një gome automjeti i është vënë flaka përballë Presidencës. Policia ka ndërhyrë me fikëset e zjarrit. Mësohet se goma është djegur nga një protestues i opozitës.

Whatsapp Image 2024 10 07 At 18.06.51
Whatsapp Image 2024 10 07 At 18.06.51

Ora 17.50 Dule dhe Ndoka në selinë e PD
Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule i partisë PBDNJ dhe Nard Ndoka i Partisë Demokristiane i janë bashkuar protestës së thirrur nga Partia demokratike. Dule e Ndoka shihen ndërsa futen në selinë e PD para se të nisen drejt kryeministrisë.

Ora 17:48 Simpatizantët e PD mblidhen në oborrin e selisë blu
Mbështetës të opozitës janë mbledhur në oborrin e selisë së Partisë Demokratike, në pritje të marshimit drejt godinës së Kryeministrisë.

Ora 17:30 Policia “blindon” ndërtesat qeveritare
Forcat e Policisë kanë rrethuar godinat kryesore qeveritare, por edhe selinë e Parlamentit dhe Bashkisë së Tiranës. Në zonat pas godinës së Kryeministrisë dhe Ministrisë së Brendshme janë pozicionuar efektivë të trupave të FNSH si dhe autobotet me ujë. Gjithashtu në oborrin e Parlamentit janë stacionuar forca të shumta policore.

Ora 17.20 “Pakti për vdekjen e Universitetit”/ Një grup studentësh të parët që nisin marshimin e protestës
Para godinës së Kryeministrisë janë mbledhur protestuesit e parë në protestën e thirrur nga Partia Demokratike. Të rinj nga universiteti po protestojnë me një pankartë në të cilën shkruhet ‘Pakti për vdekjen e Universitetit’.

Whatsapp Image 2024 10 07 At 17.25.15
Whatsapp Image 2024 10 07 At 17.25.15
Whatsapp Image 2024 10 07 At 17.25.16
Whatsapp Image 2024 10 07 At 17.25.16

LIVE – Protesta e opozitës

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb