TIRANE – Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij në “Facebook” denoncimin e një qytetari, për tre pallate që sipas tij po ndërtohen në Qerret të Kavajës nga kreu i Bashkisë Elvis Rroshi.
Sipas denoncimit të publikuar nga Berisha, pallatet kanë leje vetëm për katër kate, por ndërtimet vijojnë pa leje.

POSTIMI I BERISHËS
“Qytetari dixhital denoncon:
Krimin e madh urbanistik e mjedisor te Ervin/Edvin/Elvis Rroshit, xhanit te Rames ne Golem!! sb
“Doktor ju pershendes dhe uroj te keni pushuar bukur keto dite familjarisht!
Po ju dergoj fotot e tre pallateve ne Qerret te Kavajes.
Sipas te dhenave qe mi kane sjelle, pallatet jane te Roshit dhe Dajes.
Leja e tyre eshte vetem per kater kate. E dhene nga ish-komuna Golem. Por keta i kane shtuar disa dhe do ti paraqesin per legalizim ne mos e kane ne proces tani shpejt. Sikurse pallati ngjitur.
Ndertimi i kateve konsiderohet ndertim pa leje dhe ndaj Roshit duhet te niste procedim penal, por duket qe ky e ka mik prokurorin e atjeshem.
Madje dhe rikthimi i tij pas doreheqjes se dhene, lidhet dhe me mbylljen e kesaj afere te mbetur pezull.
Ju uroj shendet dhe suksese!”
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb